Ish-gruaja përdori pa leje spermën dhe lindi fëmijë

Një burrë nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka ngritur një padi ndaj ish-bashkëshortes së tij, e cila ngeli shtatzënë pasi ia përdori spermën pa aprovimin e tij.

Çifti kishte pasur probleme fertilizimi dhe më parë, materiali gjenetik i bashkëshortit ishte marrë dhe depozituar në një klinikë private, për t’u përdorur në momentin më të përshtatshëm për të krijuar një shtatzëni. Megjithatë, pak pas këtij hapi, çifti ishte shkurorëzuar.

Kjo nuk e pengoi gruan, një shtetase ruse, që të paraqitej në klinikë pa aprovimin e bashkëshortit të saj dhe të kërkonte përfundimin e procedurës, kundër vullnetit të partnerit të saj.

Më pas, rusja lindi një vajzë, e cila kundër të gjitha gjasave, rezultoi gjenetikisht fëmijë i shtetasit emiratas, ndonëse kontakti i fundit seksual midis tyre kishte ndodhur më larg se nëntë muajt e shtatzënisë.

Hetimet treguan se fëmija ishte realisht i tij dhe se ishte fekonduar në këtë mënyrë ilegale në klinikën private.

“Jam i revoltuar. Si mund të bëhesh baba pa e dashur. Unë dua drejtësi. Kjo është e papranueshme”, u shpreh emiratasi për një gazetë, ndërsa transmeton Top Channel.
Tashmë gruaja përballet me disa padi penale, midis të cilave edhe atë të falsifikimit të firmës së bashkëshortit, që figuronte në dokumentet që lejonin klinikën të vazhdonte mbarsjen, ashtu siç ishte rënë më parë dakord./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button