Natalie Portman, nga brune në bjonde (FOTO)

Natalie Portman ka qenë gjithmonë brune, që nga koha kur luajti në filmin “Leon” në vitin 1994, por mbrëmjen e së shtunës, Natalie Portman prezantoi pamjen e saj të re. 

Sigurisht që aktorja është kthyer në bjonde për rolin e saj të ri, të cilin nuk pranon ta zbulojë. 

“Nëna ime thotë që i dukem si një tjetër person”, tha Portman për “The Hollywood Reporter”. 

Portman merrte pjesë në Projektin e Vallëzimit në Los Angeles, i prezantuar nga bashkëshorti i saj, Benjamin Millepied. Asaj më pas iu bashkuan edhe dy miqtë e saj, Robert Pattinson e Dita Von Teese./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button