Një fallxhore mashtroi një grua për 27.000 euro

Tridhjetë ditë paraburgim fitoi nënshtetësja bullgare G.I.M e cila nga MPB-ja dyshohet për vepër penale mashtrim.

Ajo që nga fillimi i qershorit deri më 21 të këtij muaji rrejshëm duke iu prezantuar se mund t’ia parashikojë të ardhmen dhe duke i premtuar se mund t’i ndihmojë që t’i tejkalojë depresionet dhe të ketë më shumë fat në jetë, e gënjeu gruan duke i marrë 27.100 euro.

Tre herë, bullgarja në banesën e gruas bënte gjoja rite për t’ia hequr magjitë e zeza të cilat i kishte, për ta shëruar nënën e saj të sëmurë dhe të mos ketë më probleme në lidhjen e dashurisë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button