Në Shkup është duke u mbajtur forumi dyditor “Partneriteti është kyçe për demokracinë lokale”

Forumi “Partneriteti është kyçe për demokracinë lokale: mundësi të reja të bashkëpunimit ndërmjet pushtetit lokal dhe sektorit civil” do të mbahet sot dhe nesër në Shkup, ku pjesëmarrës është edhe Fondacioni për Shoqëri dhe Internet “Metamorfozis”, njofton Portalb.mk.

Drejtori i “Metamorfozis”, Bardhyl Jashari do të marrë pjesë në panelin “Praktikat tradicionale dhe mënyrat e reja të pjesëmarrjes qytetare”.

Në Forum është paralajmëruar pjesëmarrja e 60 përfaqësuesve të pushtetit lokal, sektorit civil, dhe organizatave ndërkombëtare të Ballkanit dhe Bashkimit Evropian.

Forumi organizohet nga Asociacioni Evropian për Demokraci Lokale – ALDA, në kuadër të projektit “Organizatat qytetare në shërbim të demokracisë lokale”, e mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Iniciativa Qendrore-Evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button