Fjalëkalimi i bankës qendrore franceze ishte 123456

Në kohët tona ja vlen të kesh fjalëkalim shumë të fortë për të mbrojtur sigurinë e dokumenteve tuaja. Nëse keni fjalëkalim të dobët, jeni duke kërkuar për telashe.

Siç duket, banka qendrore franceze ka pasur njërin prej më të lehtëve. Një qytetar francez ka shkelur pa qëllim sigurimin e bankës përmes telefonit të tij. Qytetari u kap nga autoritetet franceze menjëherë dhe u lirua  vetëm pasi u akuzua si “hacker”. 

Incidenti ka shkaktuar një rënie të sistemit prej 48 orësh, në të cilin ruheshin dokumentet e borxheve të konsumatorëve. Qytetari i cili hyri në sistem, po provonte të paguante përmes telefonit të tij dhe u udhëzua nga një link në një forum për të cilin mendoi se të udhëzonte në ueb faqe të bankës.

Kur iu kërkua fjalëkalimi ai shtypi 123456. Në këtë rast, hyri në sistemin bankar.

Shpresojmë, që pas këtij incidenti, banka do të forcojë sigurimin e saj!/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button