Këpucët që të “çojnë në shtëpi”

Një këpucëtar anglez ka krijuar këpucën që ia gjen “të zotit” rrugën për në shtëpi. Por, as kjo këpucë nuk ec në vend të tij. Falë një transmetuesi GPS, të vendosur në të, këpuca elegante e këpucëtarit Dominic Wilcox e gjen me saktësi rrugën nga do të shkojë bartësi i saj. Dritat LED në maje të këpucës tregojnë se sa larg është caku dhe në çfarë drejtimi ndodhet ai.

Si frymëzim për këtë inovacion, këpucëtarit Wilcox i ka shërbyer një figurë e romanit “Magjistari nga Ozi”. Personazhi i këtij romani, Dorotea e vogël, së pari i “rrihte” këpucët, të cilat pastaj e çonin atë në shtëpi, transmeton albinfo.

 Pastaj, në bashkëpunim me një ekspert të teknologjisë dhe me ndihmën e një fabrike lokale, Wilcox e ka bërë realitet ëndrrën e tij.  

Ende nuk dihet se a do të ketë prodhim serik të këpucëve me GPS dhe nëse po, kur do të fillojë ai./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button