Ban Ki Moon takon Jahjagën e Thaçin

Delegacioni i Kosovës, i udhëhequr nga presidentja Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi, që ndodhet në Nju Jork për të ndjekur punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara është pritur në selinë e OKB-së nga Sekretari i Përgjithshëm, Ban Ki Moon.
 

Sipas një njoftimi për mediat të kabinetit presidencial, në takimin me sekretarin Ban Ki Moon pesidentja Jahjaga e ka vlerësuar si të rëndësishme vizitën e sekretarit të përgjithshëm në Kosovë këtë verë duke theksuar se “Kosova është një rrëfim i suksesit të përbashkët, edhe i partnerëve ndërkombëtarë, që kanë punuar me qytetarët dhe institucionet e Kosovës në shtet ndërtimin e saj”.
 

Duke folur për përmbylljen e fazës së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, presidentja Jahjaga citohet të ketë thënë se “institucionet e Kosovës kanë marrë përgjegjësitë e plota duke siguruar, njëkohësisht, se parimet themelore të përcaktuara me Kushtetutë dhe me Deklaratën e Pavarësisë do të zbatohen për të gjitha komunitetet. Ajo tha se Kosova ka hapur një kapitull të ri si kontribuues për paqen dhe stabilitetin në rajon.
 

Ndërsa sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban ka thënë se për Kosovën është me rëndësi ruajtja e stabilitetit dhe se të gjitha gjitha çështjet duhet të zgjidhen në mënyrë të qetë dhe paqësore.
 

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, tha se i gjithë rajoni duhet të shikojë drejt integrimet euroatlantike dhe të punojë më shumë në ruajtjen e stabilitetit dhe të paqes dhe vlerësoi rolin që po luan BE-ja në gjithë rajonin e Ballkanit.

Lajme të ngjashme

Back to top button