Vijojnë tensionet mes Kinës dhe Japonisë

Vijojnë tensionet mes Kinës dhe Japonisë për shkak të ishujve të kontestuar. Sipas informacioneve anijet kineze kanë hyrë në pjesët, të cilat Japonia i konsideron si ujërat e saj territoriale në afërsi të ishujve të kontestueshëm në Detin e Kinës Lindore.

Ministria e Jashtme e Japonisë ka paraqitur një notë proteste te i dërguari kinez në Japoni për hyrjen e anijeve në këtë zonë por agjencia kineze e lajmeve Xinhua, theksoi se dy anijet civile vëzhguese po kryenin patrullim pranë ishujve.

Marrëdhëniet ndërmjet Japonisë dhe Kinës u ftohën pas Japonia i bleu ishujt, që i quan Senkaku, ndërsa të njëjtit Kina i njeh si Diaoj.

Blerja shkaktoi protesta anti-japoneze në dhjetëra qytete në të gjithë Kinën.

Ishujt konsiderohen me rezervave të mëdha gazi si dhe mjaft të favorshme për peshkim.

Lajme të ngjashme

Back to top button