Danaj: Shqiptarët duhet të unifikohen si në vitin 1912

Ashtu siç vendosën të parët tanë në 28 Nëntor 1912 në Vlorë, duke kërkuar Shqipërinë Natyrale, ashtu duhet unifikuar shqiptarët. Kështu shprehet kryetari i Listës për Shqipërinë Natyrale, Koço Danaj në një intervistë për portalin preshevasot.info.

“Ne duhet të kërkojmë BE dhe Uashingtonit, vetëm këtë gjë. Të zbatohet ky akt Juridik. Vetëm Shqipëria Natyrale do të sjellë paqen dhe stabilitetin ne rajon. Vetëm ajo do të sjellë mirëqenien e shqiptarëve, dinjitetin e tyre. Dhe kur ta kërkojnë këtë, dhe kur ta arrijnë këtë, atëherë ky do të jetë edhe nëntori i tretë i shqiptarëve. Kjo ka filluar. Sot flitet hapur për bashkimin e shqiptarëve. Kur u krijua Lista për Shqipëri natyrale në Tiranë, morën pjesë edhe shqiptarë nga Lugina e Preshevës, edhe politikanë nga Lugina e Preshevës. Disa prej tyre sot, mund të kenë ndërruar mëndje që pse erdhën. Është e drejta e tyre. Por është edhe e drejta ime të pohoj se tashmë, Shqipëria natyrale ka filluar të bëhet, me ata apo pa ata. Sepse sot të gjithë duan paqe në rajon. Dhe Paqe në Rajon do të ketë vetëm atë ditë, kur të festohet krijimi i Shqipërisë natyrale. E, ajo ditë është shumë e afërt. Shqipëria natyrale, është procës historik i pashmangshëm” thotë Danaj.

Sipas tij, etnikisht, Shqiptarët e Luginës së Preshevës, ndodhen në gjendjen më të rëndë, më të diskriminuar, më të pafavorshme krahasimisht me të gjithë shqiptarët në rajon.

“Nacionalizmi konstant dhe i pandryshuar serb, në planet e tij strategjike, synon zbrazjen e saj nga shqiptarët. Prova më e gjallë, fakti më I freskët për çka thashë është zvogëlimi i numrit të shqiptarëve në Medvegjë, krahasuar me vitin 2000. Shumica e shqiptarëve të Medvegjës, qoftë si qytet, qoftë si komunë, sot jetojnë në Kosovë, apo në Perëndim. Tashmë nacionalizmi serb, synon Bujanocin e nesër Preshevën” thekson Danaj.

Ai mes tjerash ka thënë se lugina e Preshevës nuk ka fare mbështetje as nga Tirana e as nga Prishtina. 

“Në mënyrë figurative, shqiptarët në Luginë të Preshevës, janë sot “jetimët” e kombit shqiptar. Natyrisht për faj të Tiranës, të Prishtinës, por edhe për faj të politikanëve të tyre, të cilët më shumë interesohen për komoditetin e klaneve të tyre se sa për të drejtat etnike të popullit nga I cili kanë dalë dhen të cilit duhet ti shërbejnë” ka deklaruar Danaj.

Danaj potencon se një politikë e pastër kombëtare dhe europiane duhet të kërkojë që Lugina e Preshevës të jetë pjesë përbërëse e Shqipërisë Natyrale. 

“Kjo nuk është shpikja ime, apo dëshira ime. Kjo është zbatimi I një akti Juridik që mban datën 28 nëntor 1912, kur në Vlorë u shpall pavarësia e Shqipërisë Natyrale. Dhe territori i kësaj Shqipërie Natyrale shtrihej nga Presheva në Prevezë dhe nga Durrësi në Shkup” shprehet mes tjerash, Danaj në intervistë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button