Facebook, heq të drejtën e njohjes së fytyrës për personat ‘Tag’

Personave që u bëni “Tag” në faqen tuaj personale të Facebook, tani e tutje nuk do të keni mundësi që t’ua shihni fytyrën. 

Kjo falë një mase të fundit që rrjeti i njohur shoqëror në internet, ka ndërmarrë për përdorimin e tij në vendet  evropiane. 

Arsyeja? “Kjo cënon privatësinë”. 

Kështu është saktësuar nga themeluesit e Facebok, në vendimin që mbërriti pas sugjerimit të Komitetit për Mbrojtjen e Të dhënave, i cili në Evropë është përgjegjës për trajtimin e të dhënave sensibile rreth personave. Kërkesa rreth kësaj u nis që në vitin 2009 dhe më pas, u bë e qartë se zbatimi i saj, do të ishte në fakt shumë i dobishëm për rrjetet sociale./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button