Fotografia gjithmonë në modë

Fotografia e parë konsiderohet të jetë një imazh i prodhuar në 1825 nga shpikësi francez, Nicéphore Niépce.

Ky imazh është prodhuar me një aparat dhe janë nevojitur 8 orë ekspozim, nën dritë të fortë dielli për realizimin e tij. Ndër vite, fotografia ka evoluar, është bërë më e lehtë, më e pastër, më kualitative. Vitet e fundit mund të quhen vitet e perfeksionimit të fotografisë. Ajo është më cilësore dhe më e famshme se kurrë më parë, ndonëse edhe më komerciale. Sot, synohen foto e rastit, pasi kushdo ka një aprat fotografik.

Fotografia e këtyre viteve duket më e rëndomtë. Më nuk është e thënë që secila shkrepje të prezantojë art dhe vlerë. Tani, përdorimi është i gjërë, andaj ekziston edhe shansi që “klikat” të mos konsiderohen “të shenjtë”. E, edhe në këtë epokë kur posedimi, përdorimi dhe shkrepja e aparatëve fotografikë është bërë pjesë e përditshmërisë, fotografia artistike ende mban poziten e saj të merituar. Tradita e krijuar nga artistët e mëdhenj, po trashëgohet në breza.

Nëse dikur njerëzit magjepseshsin duke parë imazhet e mrekullueshme të arritura nga klasikët si Gjon Mili, Pjeter Marubi, Philippe Halsman, Carl Van Vechten, Alfred Eisenstaedt, John Dominis, Edëard Weston etj, sot bota mrekullohet me punën e Nick Knightit, Richard Avedonit, Lorna Simpsonit, Javier Vallhonratit, të cilët janë artistë të jashtëzakonshëm, vlerat e fotove të të cilëve të lënë pa frymë. Edhe në botën shqiptare, aparati dhe fotografia janë bërë pjesë aktive e jetes. Bile, disa po e quajnë “kameren” si aksesor. Edhe shqiptarët kanë treguar kreativitet në këtë fushë, njohim shumë artistë tanë, puna e të cilëve është për çdo lëvdatë.

Fotografia e modës

Derisa në botë “Fashion fotografia” është në kulmin e saj, te ne ende po zhvillohet. Fatkeqësisht nuk ka një isntitucion akademik ku do të krijohej mundësia që të interesuarit të profesionalizoheshin me njohuri, teknika dhe gjëra të tjera për fotografinë artistike, atë të modës etj. Sikur të egzistonte një vend i tillë, më në fund ndoshta edhe fotografët tanë do të dilnin nga shablloni ballkanik.

Pra, ne ende nuk mund të krahasohemi me perëndimin sa u përket fotografive të rangut “high fashion”. Në fotografi të arrihet efekti i stilit modern, së pari nevojitet konceptin modern, prapavija, veshja, modelja që ka pamje dhe stil kontravers. Të kujtojmë se kur duam të punojmë “Fashion fotografi”, duhet pasur shumë kujdes, sepse është një vijë shume e hollë që e ndan fotografinë e modës me atë ordinere, “të lirë”.

Modelja, stajlingu, grimi, flokët dhe shprehjet e fytyrës kanë shumë rëndësi. Duhet thënë që një fotografi e modës nuk është vetëm ajo fotografi, në të cilën shfaqen modelë e modele, pasi kjo fushë është e gjërë. Moda dhe fotografia janë pjesë e artit, shkojnë shumë mirë dhe e plotësojnë njëra-tjetren.

Zhvillimi i fotografisë i ka ndihmuar modës dhe anasjelltas. Fotografia është arti vizuel, i cili që nga shekulli XIX na ka mundësuar të kapim momente dhe imazhe të rëndësishme të historisë, të artit dhe të kulturës së njerzimit. Mbi të gjitha, fotografia është mënyrë artistike e të shprehurit pa fjalë.

Bota e fotografisë komerciale

Ajo, tradicionalisht ndahet në:

Fotografi reklamuese: fotografi të krijuara për të ilustruar një shërbim apo produkt. Këto pamje kryesisht bëhen nga një agjenci reklamash apo firmë dizajni.

Fotografi editoriale: fotografi të krijuara për të ilustruar një histori apo ide në kontekstin e një reviste apo gazete. Këto lloj fotografish kryesisht bëhen ose blihen nga revista.

Foto-reporterët: kjo lloj fotografie mund të konsiderohet si pjesë e fotografisë editoriale.

Fotografitë e bëra nga ky grup pranohen si dokumentim i vërtetë i një lajmi apo historie.

Portret dhe fotografi dasmash: fotografi të bëra me porosi nga një individ.

Fotografi artistike: fotografi të bëra për të përmbushur një pamje dhe për t’u riprodhuar e shitur klientit.

Shumë njerëz fotografojnë për ndjenjat që fitojnë nga fotografia, ose me qëllime përfitimi monetar. Organizatat që kanë një buxhet të vogël dhe iu nevojitet një fotograf, kanë disa mundësi: ato mund t’ia delegojnë këtë detyrë një punonjësi të talentuar, të punësojnë dikë, të ftojnë fotografët në ankand ose të përfitojnë të drejtat për fotografi rezervë.

(Autorja është drejtoreshë në Shkollën e Dizajnit të Modës “Design Factory” në Prishtinë)

 

Lajme të ngjashme

Back to top button