Bilanc tragjik në Gjirokastër, 3 të vdekur dhe 8 të plagosur

Bilanc tragjik ka regjistruar aksidenti i ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë. 

Të dhënat e fundit  flasin për 3 viktima ku krahas 2 të parëve që gjetën vdekjen në momentin e përplasjes së mjeteve ka vdekur edhe një person i tretë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. 

Kujtojmë këtu se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14.00 në vendin e quajtur Vanister, ku 3 automjete të cilat udhëtonin me shpejtësi janë përplasur furishëm me njëra-tjetrën. 

Burime zyrtare nga policia thanë për noa.al se si rrjedhojë e përplasjes së një fugoni me pasagjerë dhe të dy makinave të tjera, gjetën vdekjen në vendngjarje një mjek i spitalit të Gjirokastrës i identifikuar si Tahir Botri dhe e moshuara Sose Nikolla 70 vjeç, ndërsa pak më parë ka ndërruar jetë në spital edhe njëri nga personat e plagosur. 

Aktualisht në spital marrin mjekim 8 persona të plagosur, ndërsa 3 të tjerë ndërruan jetën ku makinat e përfshira në aksident u identifikuan si një “Ford Focus” me targa TR 6415T, një fugon pasagjerësh me targa GJ253 A dhe një makinë “Reno Clio” me targa të Gjirokastrës 1349 B. 
Aksidenti nisi kur fugoni me pasagjerë i drejtuar nga Xh.Likaj u përplas me makinën Forsd Focus që drejtohej nga një femër e identifikuar si E.Bitri ndërsa më pas u përplasën edhe makinën tip Reno e drejtuar nga L.Aliko./Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button