Cakaj ka ndryshuar 50 diplomatë: Do të hiqen gjysma e pasaportave diplomatike

Pas shkarkimit të 28 diplomatëve dy muaj më parë Gent Cakaj ministër në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, në emër të asaj që e quajti objektiva madhore të diplomacisë dhe reformimit të brendshëm, njoftoi fshesën e radhës në këtë ministri, transmeton Top Channel.

“Sot komunikoj para jush vendimin për largimin nga detyra, ndryshimin e funksioneve në detyrë apo transferimin e menjëhershëm prej angazhimeve aktuale të më tepër se 50 diplomatëve shqiptarë”, tha ai.

Ministri Cakaj dha arsyet përse ndërmori këtë operacion të dytë spastrimesh.

“Disa prej tyre për shkaqe disiplinore, disa prej tyre për tejkalim të kompetencave, shpërfillje të detyrave në punë apo veprim në shpërputhje me normat diplomatike’, u shpreh Cakaj.

Fortuna e shkarkimeve Cakaj do të vijoj edhe me konsullatat.

“80% e konsullatave nëpër botë nuk do të jenë më të njëjta. Ato duhet të ndryshojnë rrënjësisht për shkaqe strukturore dhe për nevojën e rritjes së shërbimeve.”

Ministri Cakaj lëshoi një tjetër paralajmërim për mbajtësit e pasaportave diplomatike.

“Në mbledhjen e ardhshme të qeverisë, mbi 50% e pasaportave Diplomatike dhe të Shërbimit do të shpallen të pavlefshme dhe do të jenë jashtë funksionit. Këtu kujtoj, për të gjithë ju, se numri i pasaportave Diplomatike të Shqipërisë dhe numri i pasaportave të Shërbimit të Shqipërisë shkon mbi 2500 dhe kjo është jo vetëm në norma të papranueshme, por në fakt, është një praktikë e pabesueshme”, përfundoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button