Nga 14 qershori linja të rregullta treni nga Beogradi dhe Nishi për në Shkup dhe Selanik

“Treni i Serbisë” nga 14 qershori përsëri prezanton trenin express nga Beogradi deri në Shkup dhe Selanik. Pasagjerët do të mund të udhëtojnë në baza ditore, duke u nisur nga stacioni hekurudhor i Topçiderit të Beogradit në orën 18.35 dhe duke arritur në Selanik në orën 9.33.

Në drejtimin e kundërt, treni i Selanikut për në Beograd niset në orën 18.51 dhe arrin në Beograd në orën 8.14. Treni do të udhëtojë deri më 16 shtator, transmeton Meta.mk.

Çmimi i biletës kthyese midis Beogradit dhe Selanikut është 57 euro. Përveç karrocave të pasagjerëve, treni Helas Express do të ofrojë shtrat të përditshëm gjumi, përdorimi i të cilit kushton 8 euro në një drejtim të rrugës midis Beogradit dhe Selanikut. Midis Selanikut dhe Nishit, çmimi i biletës së kthimit është 35.5 euro. Treni nga Nishi në Selanik dhe Shkup niset në 23.18.

Metropoli serb në verë do të lidhet me një linjë treni edhe për në Shkup, ku mund të udhëtoni me një biletë kthyese prej 27.60 euro. Treni nga Shkupi në Beograd dhe Nish do të niset në orën 22.19. Në drejtimin e kundërt, treni nga Beogradi dhe Nishi do të mbërrijë në Shkup në 4.25. Bileta kthyese midis Shkupit dhe Nishit kushton 13.7 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button