U arrestua gjatë operacionit “Volvo 4”, lë qelinë një nga policët

Jasin Abdul, me detyrë efektivë policie në Sarandë u arrestua në tetor të 2018-s në kuadër të megaoperacionit “Volvo 4”, bashkë me 3 efektivë të tjerë nën akuzën e “Shpërdorim detyre”, “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve”, njofton TCH.

Teksa hetimet vijojnë, ai e shumë të tjerë të arrestuar në kuadër të këtij operacioni ndodhen në qeli.

Por sot Gjykata e Krimeve të Rënda i ka ndryshuar masën e sigurisë në “arrest shtëpie”, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Mega Operacioni i koduar “VOL-VO 4”, u shtri në 12 qytete nga Hasi deri në Sarandë ku janë goditur anëtarë nga 4 grupe të skeduara kriminale, në kuadër të operacionit ”Forca e Ligjit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button