Daçiq: Me Kosovën s’bën ndryshe, duhet të ndahet!

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Brukseli nuk mund ta detyrojë Serbinë që të pranojë pavarësinë e Kosovës dhe se ndarjen e saj e sheh si të vetmen zgjidhje të mundshme dhe reale.

“Mendoj se ndarja e Kosovës është zgjidhja e vetme reale dhe jam i sigurt se atë do ta pranonin edhe shqiptarët në Prishtinë. Mirëpo, shtrohet pyetja nëse një gjë e tillë mund të shkaktojë protesta në rajon”, ka thënë Daçiq.

“Në këtë fazë është e pranueshme gjithçka që nuk është pranim i pavarësisë së njëanshme të Kosovës. Brukseli nuk mund të na detyrojë të njohim pavarësinë e saj”, ka thënë Daçiq, duke shtuar se Kosovën nuk e kanë pranuar as pesë vende të Bashkimit Evropian.

Sipas tij, tani duhet të ç’tensionohen marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe deri në anëtarësimin e kësaj të fundit në BE “duhet të gjenden zgjidhje të qëndrueshme, që nuk nënkuptojnë njohje”, raporton REL. Serbia është në pritje të datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, për të cilën gjë zyrtarët evropianë i kanë vënë kusht normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. /REL

Lajme të ngjashme

Back to top button