Hoxhaj nga Washingtoni: Dialogu duhet të përmbyllet me njohje të ndersjelltë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë vizitës së tij në Washington D.C, ka takuar zëvendës-drejtorin e lartë për Evropë, John Erath dhe drejtorin për Çështje Evropiane, William Berkley të Këshillit për Siguri Kombëtare të ShBA-së.

Në këtë takim, Hoxhaj ka theksuar se dialogu duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjelltë dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB, transmeton 21Media.

“Kënaqësi t’i takoj në Washington, D.C. John Erath dhe William Berkley nga Këshilli për Siguri Kombëtare i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me të cilët diskutova për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, dhe në veçanti dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Theksova se dialogu duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellët dhe anëtarësim të Kosovës në OKB dhe se roli i SHBA-së si dhe disa vendeve të BE-së është kyç për arritjen e një marrëveshjeje afatgjate dhe të zbatueshme.”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button