Macron: 31 tetori – afati i fundit për largimin e Britanisë nga BE-ja

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se 31 tetori i këtij viti duhet të jetë afati përfundimtar për tërheqjen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, transmeton Klan Kosova.

” Unë mendoj se ky është afati përfundimtar, pasi nuk dua që Komisioni i ri dhe autoritetet ekzekutive të merren me këtë çështje”, tha ai duke iu referuar emërimit të shefave të ri të institucioneve kryesore në BE.

“Unë mendoj se është një gabim i madh që të shtyj përpara.”

Ai tha se beson se vonesa e mëtejshme do të ishte një gabim i madh, i cili, sipas tij, shihet gjithmonë si një negociator i vështirë kur bëhet fjala për Brexit.

Megjithatë, Macron la “derën e hapur” për një zgjatje tjetër të afatit të Brexit nëse Britania vendosi të kërkojë kohë për të nisur një votim të dytë Brexit.

“Kjo është e mundur vetëm nëse kemi një perspektivë për një referendum të ri apo një plan krejtësisht të ri që do të ishte i pranueshëm për të gjithë pjesëmarrësit në negociata”, tha Macron dhe arriti në përfundimin se çdo përpjekje e mundshme nga Britania për të rinegociuar marrëveshjen ekzistuese, përfshirë edhe ‘mekanizmin për Irlandën’ do të përfundojë pa sukses.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button