Fyle: nuk ka fillim të bisedimeve pa zgjidhjen e emrit

Të besohet se do të shkohet para edhe kur të gjitha janë bë, ne atëherë të fillojmë të drejtohemi kah çështja e emrit duke besuar se ajo është më e lehta-ky është një koncept shumë serioz, nuk do të ketë sukses, thotë evro komesari për zgjerim Shtefan Fyle, në intervistë për Radion Evropa e Lirë.

“Koncept shumë i rrezikshëm është të besohet se mund të shkohet para drejt bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, dhe çështja e emrit të lihet për në fund të bisedimeve. është naivitet të besohet se Maqedonia do të fillojë bisedimet pa e zgjidhur çështjen e emrit” këtë në intervistë për Radion Evropa e Lirë e cila do të emitohet të dielën, e ka thënë evro komesari për zgjerim Shtefan Fyle. 

Si e para e di se mundësia të ruhet ose të lihet një çështje e rëndë për në fund të procesit nuk është reale, ka thënë më tej Fyle duke ia lënë kohës të shihet çka ndodh pas prezantimit të Raportit të KE-së.

“Nuk dua të prejudikoj  çka do të ndodh në dhjetor, sepse do ti zvogëlojë pritjet këtu. Anëtaret e Unionit janë të qartë se cila është pozita e tyre në lidhje me çështjen e emrit dhe se çka duhet të bëhet në këtë aspekt.  Ne ende nuk i kemi bërë hapat e parë, ne ende nuk e kemi sjellë Raportin për përparimin e vendin, e aty është porosia e rëndësishme. Unë pres që Bashkimi Evropian në dhjetor do të veprojë sipas atij raporti, unë shpresoj se do ti marrin parasysh elementet pozitive që i sjell dialogu në nivel të lartë”i ka thënë Radios Evropa e Lirë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button