Erdogan: Dokumenti i reformës tregon angazhimin për anëtarësim në BE

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se paketa e re e reformës gjyqësore e Turqisë tregon angazhimin e vendit për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian (BE), pavarësisht “premtimeve të pambajtura”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Me këtë dokument reformash, edhe pse premtimet që na janë dhënë nuk u mbajtën, shprehim angazhimin tonë për procesin e anëtarësimit të plotë në BE”, tha Erdoğan në një program në Qendrën e Kongresit Beştepe, ku ai zbuloi dokumentin e strategjisë së reformës gjyqësore të vendit.

“Ne besojmë se përfundimi i procesit të negociatave të BE-së, i cili ka vazhduar që nga viti 2005, pavarësisht nga çdo gjë, bart rëndësi për Evropën të paktën aq sa mbart për ne”, theksoi Erdoğan.

Presidenti Erdoğan po ashtu tha se dokumenti i reformës do të rrit besimin e qytetarëve në gjyqësor dhe do të sigurojë një mjedis të parashikueshëm investimi.

Ai po ashtu shtoi se dokumenti do të forcojë lirinë e fjalës dhe do ta përmirësojë atë më tej.

Turqia aplikoi për anëtarësim në BE në vitin 1987 dhe bisedimet e pranimit filluan në vitin 2005.

Megjithatë, negociatat ngecën në vitin 2007 për shkak të kundërshtimeve nga administrata greke qipriote në ishullin e ndarë të Qipros si dhe nga Gjermania dhe Franca.

Sipas reformave, gratë shtatzëna, fëmijët dhe të moshuarit e akuzuar për krime të vogla do të duhet t’u lejohet të shërbejnë dënimet e tyre në shtëpi nëpërmjet etiketimit elektronik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button