Çfarë dhurate për ditëlindje mori Emine Cunmulaj?

Ca të urojnë me kartolinë, ca me mesazhe, ca me tortë, e ca s’ta mbajnë mend fare, por nëse ti je Emina Cunmulaj…ta urojnë ditëlindjen me Bentley! I dashuri i modeles së njohur e ka befasuar atë javën që shkoi me një automobil të ri, e Emina e ka postuar një foto në Twitter, ku për herë të parë mund të themi se vështrimi na shkoi pak pjerrtas dhe nuk na u përqendrua tek bukuroshja shqiptare.

Kësi lloj fotosh për ditëlindjesh kush nuk do të dëshironte të postonte në rrjetet sociale të internetit. Emine Cunmulaj, e cila para një jave mbushi 28 vjet është e lidhur me një biznesmen amerikan./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button