Mot me diell dhe stabil deri në fund të muajit

Sinoptikët gjatë fundjavës parashikojnë mot me diell dhe stabil. 

Të shtunën në mëngjes pas mëngjesit të freskët, gjatë ditës pritet të kemi mot me diell dhe më të nxehtë dhe erë të dobët.

Temperaturat e mëngjesit do të luhaten prej 0 deri 9 °C, ndërsa ato të ditës prej 19 °C deri 28 °C.

Për ditën e diele gjithashtu parashihet mot stabil dhe më i nxehtë, me temperatura të mëngjesit prej 5 -14 °C, ndërsa maksimalja e ditës do arrijë deri më 31 °C.

Lajme të mira vijnë edhe për javën e re, gjithashtu mot me diel dhe me temperatura deri më 30 gradë Celsius pritet të mbajë deri në fund të muajit shtator./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button