Mbingarkesa e “Euro Turist”-Gostivar: 45 euro gjobë për shoferin dhe procedurë kundërvajtëse për kompaninë

Ministria e Punëve të Brendshme për Portalb.mk ka njoftuar se në lidhje me rastin e mbingarkesës së autobusit “Euro Turist”-Gostivar se, për shoferin është parashtruar gjobë në vlerë prej 45 euro dhe 20 pikë negative, ndërkaq për kompaninë është hapur procedurë kundërvajtëse, transmeton Portalb.mk.

“Ju njoftojmë se me datë 23.05.2019, rreth orës 18:30 motopatrulla e Sektorit për siguri në komunikacionin rrugor – Shkup është ndërmarrë masë në lidhje me mbingarkesë të udhëtarëve në autobus me targa të gostivarit, i cili ka qarkulluar në relacionin Shkup-Gostivar. Gjatë kësaj, motopatrulla e Sektorit për siguri në komunikacionin rrugor – Shkup, kundër shoferit të autobusit dhe kundër personit juridik ka ndërmarrë këto masa:
-Kundër shoferit është përgatitur gjobë në bazë të nenit 163, paragrafi 4 të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, kurse kundër personit juridik dhe personit përgjegjës është parashtruar kërkesë për realizim të procedurës kundërvajtës”, thanë nga MPB-ja.

Sipas nenit 163 të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, në rast të mbingarkesës së autobusit, shoferi i caktohet gjobë në vlerë prej 45 euro dhe i regjistrohen 20 pikë negative.

Rastin e ngjashëm Portalb e raportoi vetëm para një muaji me po të njëjtën kompani transportuese e cila vetëm pas dy ditëve nga lajmi u sanksionua nga ana e MPB-së.

Kujtojmë edhe një herë qytetarët se nëse hasin në probleme të tilla mund t’i paraqesin në polici në numrin 192.

LEXO: Stërngarkesë e autobusit Shkup-Gostivar: Qytetarët ankohen se u zihet fryma, ndërhyri policia
LEXO: Mbingarkesa e autobusit Shkup – Gostivar, janë sanksionuar vozitësi dhe kompania “Euro Turist” – Gostivar
LEXO: Problemet e transportit ndërurban në RMV nuk kanë të ndalur, autobusë të mbushur me qytetarë të pakënaqur

Stërmbujsha e autobusëve me udhëtarë ose lënia e tyre në stacion pa mos ju kryer shërbimi, paraqet shkelje të të drejtave të konsumatorëve/udhëtarëve, e cila është në kundërshtim me Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve.
Ankesat qytetarët mund t’i dërgojnë në Organizatën për Konsumatorë të Maqedonisë: [email protected] / [email protected] dhe mund t’i denoncojnë në Inspektoratin Shtetëror për Transport: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button