Plani sekret i SHBA: “Maqedonia e Epërme”, në NATO deri në dhjetor?

Një plan sekret amerikan ka për qëllim arritjen e një kompromisi të shpejtë për pranimin e Maqedonisë në NATO.

Sipas gazetës greke “Pondiki”, Uashingtoni po udheheqë negociata sekrete përmes një plani sekret që Maqedonia deri në fund të vitit të pranohet si anëtare e NATO-s me emrin “Maqedonia e Epërme”. Ky propozim sic bëhet e ditur pritet ti propozohet palës greke dhe kryeministrit Andonis Samaras dhe do të kërkohet kompromos i pashmangshëm për ta pranuar si zgjidhje.

Gazeta shkruan se amerikanët do të kërkojnë nga Samaras të dërgojë një dokument zyrtar në adresë të NATO-s, me të cilën konfirmohet se Maqedonia përmbush kushtet për anëtarësim në NATO,  ndërsa si emër kompromisi do të jetë “Maqedonia e Epërme”.

“Pondiki” të afërt me spektrin e qendrës së majtë në Athinë ka nënvizuar se diplomatët amerikan tashmë kanë vënë kontaktet e para me zyrtarët më të lartë të Qeverisë greke për të shqyrtuar sinjalet e para të reagimeve dhe shpalosjen e detajeve sipërfaqësore të planit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button