SHBA-të mbështesin fuqishëm Maqedoninë

Zëvendëskryeministrja për çështje evropiane Teuta Arifi dje në Stejt Departamentin amerikan realizoi takime me ndihmës sekretarin shtetëror për çështje evropiane dhe evroaziatike Filip Gordon dhe me ndihmës sekretarin shtetëror Filip Riker.

Arifi pas takimit deklaroi se me Gordonin kanë biseduar për integrimet evroatlantike, kontesti për emrin dhe për gjendjen në koalicionin qeveritar, me ç’rast Gordon shprehu mbështetje të fuqishme.

“Unë brifova për procesin e dialogut të nivelit të lartë me Bashkimin Evropian dhe që është shumë me rëndësi administrata amerikane maksimalisht e mbështet këtë proces dhe shprehu kënaqësi nga rezultatet që i kemi arritur. Biseduam edhe për çështje tjera, për stabilitetin në rajon dhe për çështjet e brendshme mbi marrëdhënien në koalicionin qeveritar. Sigurisht se për përfaqësuesiit e administratës amerikane që e ndjekin Maqedoninë është e qartë kompleksiviteti i marrëdhënieve në koalicionin, por në parim maksimalisht e mbështesin stabilitetin e institucioneve, stabilitetin e shtetit dhe sigurisht japin mbështetje ndaj këtij procesi që do të na afrojë më afër BE-së”, deklaroi Arifi. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button