(FOTO)Shakira shtatzënë, Pique ndihet i lumtur
![](https://i2.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/05/CDC490F65EB7E4BAE3347226A809DAA8.jpg?fit=629%2C367&ssl=1)
Pas zërave të shumtë për një shtatzëni të mundshme të këngëtares kolumbiane Shakira, ka ardhur edhe konfirmimi i saj në Facebook, një dedikim kushtuar këtij momenti magjik në jetën e saj. “Unë dhe Pique jemi shumë të lumtur për ardhjen në jetë të fëmijës sonë të parë. Ky është një moment shumë i veçantë për ne, ndaj kemi vendosur që të shtyjmë të gjitha angazhimet dhe aktivitetet tona.
Nga anën tjetër, edhe Pique, i cili është 10 vjet më i ri se këngëtarja, ka nxjerrë në faqen e tij në Twitter një biberon me ngjyrë jeshile e të verdhë. Megjithatë, detaje rreth shtatzënisë dhe seksit të fëmijës akoma nuk janë bërë publike.