Një banor i Llabunishtit , shënjestron dhelprën godet fqinjin

Dje rreth orës 8 në vendin e quajtur ‘’Saraj’’në afërsi të Llabunishtit të Strugës, 60 vjecari B.F. në vend që të gjuaj dhelprën të cilën e kishte marr në shënjestër  me pushkën e gjuetisë godet fqinjin  i cili në ato moment ndodhej në afërsi të dritares në   shtëpinë e tij.

Sipas policisë i lënduari pas incidentit është dërguar  për trajtim mjekësor në ‘’Poliklinika Meniks’,’në fshatin Llabunisht ku i konstatohet një lëndim i lehtë për të cilin ka marr edhe trajtimin adekuat mjekësor. Tashmë nga organet e rendit është bërë kqyrja në vendin e ngjarjes dhe pas dokumentimt të rastit pritet edhe kallëzim ndaj B.F. theksohet në komunikatën e policisë./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button