Së shpejti, prodhimi i crossover-it Peugeot 2008 (VIDEO)

Prodhuesi i njohur francez i veturave “Peugeot” vazhdon me paralajmërimet për crossover-in e ri i cili do të bazohet në modelin e popullarizuar, atë 208. Pasi që kohë më parë në Kinë është prezantuar koncepti Urban Crossover, në Paris pritet të arrijë vetura “e përfunduar”, Peugeot 2008.

Fillimi i prodhimit dhe arritja në treg janë paraparë për vitin e ardhëm, ndërsa konkurrencë kryesore do t’i bëjë Nissan Juke dhe modelet e tjera të ngjashme në këtë segment i cili gjithnjë e më shumë është duke u popullarizuar.

Pritet që Peugeot 2008 të jetë i gjatë 4.140 dhe i gjerë 1.740 mm, ndërsa motorika kryesisht do të merret nga modeli 208. Më konkretisht pritet motori 1.2 VTi (61 kW/83 kuaj fuqi), ai 1.4 VTi (71 kW/96 kuaj fuqi), 1.6 VTi (89 kW/122 kuaj fuqi) dhe motori 1.6 THP (116 kW/158 kuaj fuqi) si dhe motori me naftë 1.4 HDi (52 kW/71 kuaj fuqi) dhe ai 1.6 e-HDi (69 kW/93 kuaj fuqi).

Më vonë me siguri do të arrijë edhe hibrid versioni me tërheqjen në të katër rrotat. Karakteristikat tjera dhe çmimi ende nuk janë bërë të njohura, por të gjitha këto pritet të mësohen pas premierës së kësaj veture./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button