Besimi: NATO dhe BE paraqesin mirëqenie ekonomike
Anëtarësimi në NATO dhe BE nuk nënkupton vetëm siguri dhe paqe por edhe mirëqenie dhe zhvillim ekonomik të vendit ndaj vendi ynë vazhdon të mbetet i orientuar në këtë drejtim, kështu ka thënë Ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi, në ligjëratën me temë “Ndikimi i Euro integrimeve ndaj ekonomisë së Ballkanit dhe Republikën e Maqedonisë” të mbajtur para studentëve të gjeneratës së parë të studimeve master në Akademinë Ushtarake në Shkup.
“Të theksojmë se anëtarësimi në NATO dhe BE ka edhe aspekte ekonomike gjegjësisht përfitime ekonomike pasi që kryesisht kur flitet për çështjen e NATO-s mendohet për sigurinë dhe paqes. Kjo është fakto që NATO-ja një ndër temat kryesore i ka sigurinë dhe paqen mirëpo që këto të jenë të qëndrueshme duhet të krijohen edhe kushte për një mirëqenie më të mirë, gjegjësisht një zhvillim të mirëfilltë ekonomik dhe kjo është një komponentë e përbashkët gjegjësisht e përbën edhe aleancën e NATO-s”, tha Besimi.
Një nga arsyet që të mbajmë ligjërata të këtilla është që jo vetëm të prezantojmë idetë tona port ë marrim edhe mendime dhe të hapet një debat me këtë gjeneratë të re të cilët kanë vendosur të studiojnë në shkencën e sigurisë dhe paqes, thekson Besimi.
“Ideja e takimit të sotëm është që me studentët në studimet e magjistraturës që mban Akademia ushtarake dhe kjo është gjenerata e parë që ka studime magjistrature në Akademinë Ushtarake, këtë vit planifikohet të kemi gjeneratën e dytë dhe gjithashtu të hapen studimet e doktoraturës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë që është me rëndësi se kështu pretendojmë të risim një qendër rajonale të shkencës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe këtu do të krijohen kuadro të cilat në periudhën që vjen kur Maqedonia të jetë anëtare në NATO dhe BE këta të jenë të bazuar në shkencë të mirëfilltë dhe politika e reforma të bazuara në kuadro që kanë investuar në shkencë në këtë drejtim” u shpreh Besimi.
Besimi gjithashtu tha se Maqedoni dhe vendet tjera të rajonit me anëtarësim në NATO do të rrisin sigurinë, stabilitetin dhe sinjalin për investitor që jemi vend stabil, gjithashtu pritet të kemi rritje të investimeve dhe bruto prodhimit të vendit, gjegjësisht edhe një mirëqenie./Portalb