Balotelli: zgjidh, cigaren apo Cityn!

Mario Baloetlli ka pasur edhe një konflikt të radhës me Mancinin,shkak stili i tij i jetës.Ai u la jashtë ekitpi në humbjen e së martës në Champions League ndaj Realit.

Mancini është i ngopur nga mënyra e egër e sjelljes së Balotellit,kjo përfshin edhe zakonin e pirjes së duhanit,dhe po e humbet durimin me rebelin italian.Balotelli u pa i fotografuar me boksierin Amir Khan duke tymosur duhan,poashtu ai u pa edhe në dy raste të jera duke e ndezur cigaren,njëri në shoqërinë e një bukurosheje e tjetri në ballkonin e banesës së tij.

E këto e çmendën Mancinin,pasi që pikërisht pas barazimit ndaj Stoke City u publikuan këto foto, dhe pasi që ishte pranë ndeshj me Realin,ai megjithatë e detyroi të udhëtonte së bashku me klubin për në Spanjë me gjithëse nuk ishte pjesë e përbërjes së Cityt për këtë lojë.

Shqetësim për Mancinin është edhe paga shumë e lartë që merr Balotelli e atë mbi 100 mijë funta në javë,dhe mos arsyetimi i kësaj page dalëngadalë si duket po e bindin Mancinin se ndoshta do të ishte më mirë pa Balotellin,pasi që ai nuk po mbushet mend,duke mos i larguar dot argëtimet nëpër klube të natës,partyt në shtëpinë e tij dhe së fundi pirja e cigares./indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button