Lëndohet një nxënës dhe rrihet një profesor

Një nxënës është lënduar rëndë me thikë, disa gjimnazistë dhe profesorë janë rrahur, është përmbledhja e katër incidenteve që ndodhën gjatë 24 orëve të fundit në institucionet arsimore në Maqedoni.

Në oborrin e shkollës fillore “7 marsi” nxënësi B.A kërkoi para nga bashkëmoshatari i tij E.S. Pasi mori përgjigje negative, djaloshi i dhunshëm me thikë e lëndoi në dorën e djathtë dhe iku. Në shkollën e mesme “Llazar Tanev” të Shkupit, për shkak të mosdurimit të ndërsjellë  ngjau rrahje mes nxënësve O.I nga njëra anë dhe A.V dhe N.N nga tjetra anë, në të cilën O.I me thikë në dorë iu kërcënua, pas çka filloi rrahja.

Një gjimnazist nga “Arseni Jovkov”, e sulmoi profesorin K.V, duke i shkaktuar lëndime të rënda, ndërsa arsyeja për incidentin gjoja ka qenë se profesori nuk dëshiroi të lëshojë një nxënëse në orë e cila ishte vonuar.

Nga ana tjetër, në shkollën fillore “Panajot Ginovski”, pa arsyje dhe shkak e sulmuan nxënësin E.O duke e goditur me grushta në kokë dhe trup, ku i shkaktuan lëndime të rënda. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button