Vuçiq sot prezanton ‘Raportin për Kosovën” në Parlamentin e Serbisë

Sot në Parlamentin e Serbisë do të prezantohet një ‘Raport për Kosovën’.

Atë para deputetëve do ta prezantojë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, njoftojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.

Ky raport thuhet se ka të bëjë me procesin e negociatave në Bruksel dhe zgjidhjen e çështjesh me Kosovën. Detaje të tjera nuk janë bërë të ditura.

Seanca është paralajmëruar që të nisë në orën 16:00. Aty gjatë prezantimit të raportit nga Vuçiq të pranishëm do të jenë bashkë me Kryeministren Ana Bërnabiq edhe ministrat si dhe Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button