Gjykata sot vendos nëse do të mbajnë grevë mjekët apo jo

Sot gjykata do të vendos nëse do ta pezullojë grevën e mjekëve që është paralajmëruar për të hënën. Padia është ngritur nga Ministria e Shëndetësisë për shkak se, sipas tij, greva ishte jolegjitime dhe nuk ka qenë të përmbushura të gjitha kushtet.

Dje procesi gjyqësor zgjati vetëm gjysmë ore në mungesë të ministrit të Shëndetësisë Nikolla Todorov. Avokatët e Ministrisë pohuan se qëllimi i padisë nuk është të ndalohet, por përkohësisht të stopohet greva e mjekëve.

Nga Sindikata e pavarur theksojnë se do ta respektojnë vendimin e gjykatës, çfarëdo qoftë por megjithatë nuk përjashtohet mundësia për grevë të re nëse nuk kanë sukes negociatat me ministrin. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button