Plagoset një kumanovar në sulmin ndaj princit Harry

Një kumanovar është plagosur përderisa ka transportuar me autobusë ushtarë amerikanë në qarkun e bazës. Informatat e para jozyrtare flasin se me dy plumba është goditur në pëllëmbën e dorës dhe është dërguar për shërim. Maqedonasi nga Kumanova i cili punonte në bazën Ledernek, si shofer të premten është plagosur në Afganistan, kur grupe talebane kanë sulmuar bazën ku gjendej princi britanik Harry, shkruan në numrin e sotëm gazeta Vest.

Institucionet Maqedonisë për gazetën maqedonase kanë deklaruar se nuk janë të informuar për rastin. Kumanovarët që punojnë në bazat e tjera në Afganistan për plagosjen e bashkëqytetarit të tyre kanë marrë vesh përmes Facebook.

Lajme të ngjashme

Back to top button