Di Matteo, Juves: Champions nuk është Serie A

Trajneri italian i Chelseat, Roberto Di Matteo është kampioni në fuqi i Champions League. Nga sot ai me skuadrën e tij do të nisë mbrojtjen e titullit. “Ndeshja me Bayernin është ende një kujtim fantastik, por në Champions është më e vështirë të konfirmohesh si kampion, sesa të shpallesh. Diçka të tillë ka mundur ta bëjë vetëm Milan në vitet 1989, 1990, prandaj për ne Evropa është një sfidë dyfishe. Juventusi? Sot edhe vetë teoria e futbollit është ndarë më dysh: ndryshe luhet në kampionat, ndryshe në Ligën e Kampioneve. Në vitet e fundit, skuadrat që janë përshtatur më së miri në të dyja garat kanë qenë Milan, Barcelona, Manchester United, por edhe Chelsea.

Për sa i përket Juves, sfida kundër nesh do të na tregojë nëse janë të denjë të luajnë në Evropë si të barabartë me ekipet e tjera pretendente, edhe pse, ndryshe nga vitet e kaluara, Juve ka në përbërje kampionë shumë herë më të mëdhenj, ku thuajse i gjithë grupi është i përbërë me liderë të kombëtareve të ndryshme në botë. Prandaj, bardhezinjtë janë një skuadër e gjitha për t’u zbuluar, shumë e fortë në letër, por siç e thashë, të fitosh në Serie A është diçka, por Champions është diçka akoma më e madhe”, përfundoi Di Matteo.

Lajme të ngjashme

Back to top button