Shfërgovski: Kemi hapur lëndë për himnin në USHT

Prokuroria Publike ka hapur lëndën për veprën penale “shkaktimin e urrejtjes nacionale, racore dhe fetare” lidhur me intonimin e himnit shqiptar në ditën e parë të vitit akademik 2012/2013 në Universitetin Shtetëror të Tetovës. 

Prokurori Publik, Ljupço Shfërgovski, ka deklaruar se do të kërkojë nga policia të hetojë se kush ka qenë organizator i ceremonisë në ditën e parë të vitit akademik që më pas të vendosë nëse do të ngrejë zyrtarisht procedurë penale. 

“Lidhur me informacionet e disa mediave se është intonuar himni i një shteti të huaj në USHT, Prokuroria Publik ka hapur sipas detyrës zyrtare lëndën për veprën penale ‘shkaktimin e urrejtjes nacionale, racore dhe fetare, përçarjes dhe intolerancës’ sipas nenit 319. Përmes kësaj lënde, do të kërkojmë nga policia të na i dorëzojë të gjitha video materialet dhe vërtetojë se kush ka qenë organizator që të mund të fillojmë me shqyrtimin e lëndës dhe të vendosim nëse do të ngremë procedurë penale”, ka deklaruar Shfërgovski./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button