Rusia shpall të padëshiruar “USAID”-in

Agjensia Ndërkombëtare Amerikane për Zhvillimin (USAID) informoi sot se do të mbyllë zyrat e saj në Rusi, pas një urdhëri të autoriteteve për ndërprerjen e të gjithë operacioneve. 

Qeveria ruse i dha kohë agjensisë amerikane deri në datën 1 tetor për të mbyllur misionin e saj, pasi e akuzoi për ndërhyrje në çështjet e brendshme të vendit.

”USAID” ka punuar në Rusi për pothuajse dy dekada, duke shpenzuar pothuajse tre miliardë dollarë në ndihma dhe programe për demokratizimin e jetës civile.

Sipas “BBC”, përjashtimi i Agjensisë Amerikane të Zhvillimit është pjesë e sulmit qeveritar mbi disa grupe pro-demokratike dhe opozitare në vend.

Së fundmi, një ligj i ri i miratuar nga Parlamenti Rus pas propozimit të Putinit i jep të drejtë Moskës që të hetojë të gjithë fondet e fondacioneve dhe organizatave jo-qeveritare, duke i dhënë mundësi që të heqë lejen e tyre të veprimit për një sërë arsyesh speculative.

”Vendimi për mbylljen e misionit të “USAID” u mor pas provave të qarta se punonjësit e kësaj organizate nuk i përgjigjeshin detyrës së zhvillimit dhe bashkëpunimit humanitar. Ekzistojnë prova të qartë se nëpërmjet granteve të ndryshme, qëllimi i kësaj organizate ishte të ndikonte në procese të ndryshme politike”, shprehej në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme Ruse./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button