Arben Labënishta: Partia vendos për kandidatin e Strugës

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim nga Struga, Arben Labënishta në një prononcim për Portalb potencon se përzgjedhja e kandidatit për kryetar të Komunës së Strugës nga ana e subjektit të tij ekskluzivisht do të vijë nga strukturat partiake. Ai nuk pohon se do të jetë një nga pretenduesit e kësaj partie për tu ballafaquar në garën zgjedhore për Strugën, por as edhe nuk mohon një gjë të tillë. 

”Përzgjedhja e kandidatëve për kryetar të komunave është detyrë e strukturave të partisë. Unë aktualisht jam deputet i BDI-së dhe i jam përkushtuar punës në kornizat e deputetit”, përfundon deputeti Labënishta.

Deri tani  pretendimin për të qenë kandidatë të BDI-së nga radhët e kësaj partie, publikisht e kanë shprehur kryetari aktual, Ramiz Merko si dhe ish ministri i Arsimit dhe ish ambasadori Aziz Pollozhani./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button