A do t’i vendosë Kosova taksë Shqipërisë, deklarohet Haradinaj

Gjatë ditës së djeshme është raportuar në media se Kosova ka paralajmëruar Shqipërinë se në dy muajt e ardhshëm mund t’i vendosë taksë prej 100 për qind, raporton zeri.info.

Një gjë të tillë e pohoi gjatë së mërkurës Nikolin Jaka, Kryetar i Dhomës së Tregtisë së Tiranës.

“Angazhimi sipërfaqësor i qeverisë shqiptare për të lehtësuar tregtinë nuk ka funksionuar teksa Kosovës i ka humbur durimi. Nëse Shqipëria nuk heq barrierat penguese për miellin, birrën dhe pataten në dy muajt në vijim Qeveria e Kosovës do ta aplikojë reciprocitetin në marrëdhëniet tregtarë me Shqipërinë, duke lajmëruar një taksë 100 për qind për prodhimet shqiptare”, theksoi dje Jaka.

I pyetur lidhur me këtë çështje, shefi i ekzekutivit pohoi se aktualisht ekzistojnë disa mosmarrëveshje për tregti dhe masa me Shqipërinë.

“Me Shqipërinë kemi marrëdhënie të mira, por kemi disa mosmarrëveshje për tregti, treg dhe disa masa dhe shpresoj që do t’i zgjidhim”, theksoi i pari i qeverisë.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës tashmë i ka vënë taksë edhe Serbisë qysh nga nëntori i vitit të kaluar. Pavarësisht presioneve të bashkësisë ndërkombëtare për ta hequr tarifën prej 100 për qind, vendimi po vazhdon të mbetet në fuqi edhe sot kur kanë kaluar gjashtë muaj nga votimi në qeveri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button