Maqedonia pjesë e korridorit ballkanik, trafikim i njerëzve, drogës e armëve nga Afganistani nëpër Turqi, në Ballkan e BE

Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor ka publikuar raportin mbi funksionimin e grupeve kriminale që kontrollojnë një korridor, i cili shfrytëzohet për trafikimin e qenieve njerëzore, drogës, armëve, cigareve, makinave etj. Këtë raport do të mund ta lexoni NË KËTË LINK ku flitet për grupet kriminale në vend, si dhe në pesë shtetet tjera të Ballkanit.

Raporti paraqet një tabllo unike të kriminalitetit, duke bërë një analizë të detajuar të zonave të veçanta problematike në një kontekst më të gjerë rajonal. Raporti thekson se pozita gjeografike e Ballkanit Perëndimor e bën atë shumë joshës për trafikimin e njerëzve, drogës e armëve.

I ashtuquajturi korridori ballkanik, sipas raportit, përmendet më shumë në lidhje me trafikimin e heroinës nga Afganistani, nëpër Turqi dhe në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian.

Sipas këtij raporti, rajoni i Ballkanit Perëndimor po kthehet gjithnjë e më shumë edhe në një pikë hyrjeje për kokainën, si dhe një vend ku pastrohen paratë që vijnë nga aktivitete kriminale.

“Nëpër këtë rajon kalon edhe korridori i kalimit të paligjshëm të njerëzve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut drejt Bashkimit Evropian, si emigrantë që largohen nga zonat e konfliktit ose si viktima të trafikut njerëzor. Po kështu është edhe nyje kryesore për trafikimin e armëve”, potencohet mes të tjerash në raport.

Pika e kalimit kuftar në Jazhince / Glloboçicë pranë Tetovës, në Maqedoninë e Veriut, konsiderohet një zonë problematike për trafkimin e mallrave të ndryshme kontrabandë. Mendohet se personeli dhe puna në këtë pikë të kalimit të kufirit kontrollohet nga zyrtarë partiakë lokalë. Kjo është një praktikë pune shumëvjeçare, sipas të cilës kontrolli i një pike të kalimit kufitar i kalohet në mënyrë të heshtur një aleati politik, në këmbim të mbështetjes për partinë në pushtet. Një ish-oficer police shpjegon: “Pas mesnatës, rreth orës 3 të mëngjesit, policëve dhe doganierëve u jepej shpesh urdhër nga shefat e tyre që të fiknin të gjitha kamerat, dhe të bënin sikur nuk shikonin gjë për nja gjysmë ore. Për këtë, natyrisht, që shpërbleheshin mirë. Kamioni që kalonte kufirin në atë orë i përkiste një grupi kriminal që i ndante fitmet me zyrtarë të lartë të partisë në pushtet në Shqipëri.”33 Jo shumë larg nga kjo pikë zyrtare e kalimit kuftar ka edhe një shteg kalimi të paligjshëm të kufriti, që përdoret nga grupet kriminale që trafikojnë mallra më kamionë, traktorë dhe kuaj.” shkruhet në raport.

Image

Në raportin e Iniciativës Globale potencohet se heroina kalon nga Turqia në drejtim të Bullgarisë ose Greqisë dhe më pas lëviz nëpër Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi.

“Heroina më tej drejtohet për në veri, nëpër të ashtuquajturin korridori i Evropës Qendrore: nëpër Hungari, Sllovaki, Austri dhe Zvicër. Heroina trafikohet edhe në Itali, duke kaluar nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova, nëpërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi”, bëhet e ditur në raport.

Shkupi, kryeqyteti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndodhet në kryqëzimin e korridoreve të trafikimit nga lindja në perëndim, dhe veri-jug. Megjithëse pjesa më e madhe e banorëve të këtij qyteti janë maqedonas etnikë, thuhet se grupet kriminale kryesore në Shkup janë shqiptare. Aktivitetet kryesore të krimit të organizuar përfshijnë trafikimin e drogës, vjedhjet e makinave, trafikimin e emigrantëve, si dhe biznese legjitime – që përdoren për të kryer transportimin e mallrave për trafikim, si dhe krijojnë mundësi për pastrimin e parave të pista. Tre grupet kryesore kriminale që veprojnë në këtë krahinë (nga fshatrat Haraçinë, Kondova dhe Gërçeci) duket se gëzojnë edhe mbështetje politike” shkruhet në raport.

Raporti bazohet mbi informacione të mbledhura nga gazetarë vendas dhe ekspertë të fushës, dhe që më pas u përpunua nga përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile në rajon.

“Ky raport u hartua nga organizata të shoqërisë civile që janë të shqetësuara nga ndikimi i grupeve anti-shoqërore mbi shoqërinë në vendet e Ballkanit perëndimor,” tha Mark Shaw, drejtor i Iniciativës Globale.

Studimi gjithashtu tregon se zonat ku kontrolli i qeverisë është i dobët, në krahina në vështirësi ekonomike, si dhe zonat përgjatë arterieve kryesore të transportit kanë probabilitet më të madh që të kthehen në zona problematike të krimit të organizuar.

Studimi tregon gjithashtu se, grupet e krimit të organizuar në të gjithë rajonin, dhe veçanërisht në zonat problematike, janë të përfshira në disa lloje trafiqesh të paligjshme. Me fjalë të tjera, grupet kriminale kontrollojnë një korridor që përdoret njëkohësisht për trafikimin e qenieve njerëzore, drogës, armëve, cigareve, makinave, si dhe mallrave të tjera.

“Të bën përshtypje fakti se shumica e aktiviteteve të paligjshme në këtë rajon kanë të bëjë me trafiqe që hyjnë apo dalin nga vende të Bashkimit Evropian,” tha Shaw.

Raporti shqyrton zona problematike në kontekstin e një ekosistemi më të gjerë të krimit, që karakterizohet nga klientelizmi, patronazhi politik, dhe në disa raste edhe nga kapja e shtetit.  Ai tregon gjithashtu se ata politikanë që luajnë rolin e nacionalistit të flaktë shpesh janë përgjegjës për dobësimin nga brenda të sovranitetit të shtetit, dhe janë të gatshëm të vënë në rrezik interesat kombëtare për përfitime personale.

“Kufijtë dhe ndarjet etnike nuk i pengojnë kriminelët që të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin,” tha Shaw.  “Nga ana tjetër, mungesa e bashkëpunimit dhe qeverisja e dobët pengon koordinimin midis shteteve dhe punën e sistemit të drejtësisë brenda vendeve të rajonit.”

Qytetet e Maqedonisë që përmenden në raport:

Shkupi, kryeqyteti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndodhet në kryqëzimin e korridoreve të trafikimit nga lindja në perëndim, dhe veri-jug. Megjithëse pjesa më e madhe e banorëve të këtij qyteti janë maqedonas etnikë, thuhet se grupet kriminale kryesore në Shkup janë shqiptare. Aktivitetet kryesore të krimit të organizuar përfshijnë trafikimin e drogës, vjedhjet e makinave, trafikimin e emigrantëve, si dhe biznese legjitime – që përdoren për të kryer transportimin e mallrave për trafikim, si dhe krijojnë mundësi për pastrimin e parave të pista. Tre grupet kryesore kriminale që veprojnë në këtë krahinë (nga fshatrat Haraçinë, Kondova dhe Gërçeci) duket se gëzojnë edhe mbështetje politike” shkruhet në raport.

Velesi, në qendër të Maqedonisë së Veriut, është një nyje ku kryqëzohen korridoret e trafikut të drogës në Ballkan. Ndodhet përgjatë një korridori të rëndësishëm transporti veri–jug, nga Greqia në Shkup dhe Prishtinë, si dhe autostradës që të çon në Bullgari – me falë të tjera, Velesi ndodhet në kryqëzimin e dy korridoreve evropiane: korridori 8 dhe korridori 10. Ky qytet me shihet si qendër e shkëmbimit të heroinës për kanabis
midis grupeve kriminale nga Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Greqia. Ajo që tërheq vëmendjen është fakti se sasia e drogës e konfiskuar në këtë zonë është shumë e vogël, dhe po kaq i ulët është edhe niveli zyrtar i akteve kriminale. Kjo tregon se ka bashkëpunim, apo tolerancë ndaj krimit, nga ana e policisë dhe politikës. Krahina e Vardarit, ku ndodhet Velesi, është një nga zonat më pak të banuara në Maqedoninë e Veriut. Velesi ishte dikur një qytet industrial, kishte një kombinat metalurgjik, uzinë porcelani, dhe industri tekstile, por në periudhën post- komuniste ky qytet ra në një gjendje të keqe ekonomike. Niveli i papunësisë është më shumë 30 për qind më i lartë se mesatarja kombëtare,97 dhe po kështu kjo zonë vuan nga një numër i madh vetëvrasjesh dhe depresioni. Kjo situatë shpjegon arsyen përse në vitet ‘90 Velesi u bë vendlindja e të ashtuquajturit grupi mafoz i Frankfurtit – një nga rrjetet më të mëdha të trafikimit të drogës në Gjermani, që ishte aktiv edhe në tregun e heroinës në Vjenë. Llogaritet se në kulmin e vet qindra të rinj nga Velesi (që shpesh përdornin pasaporta bullgare) shpërndanin drogë në rrugët e Austrisë dhe Gjermanisë për llogari të grupit.
Grupi i Frankfurtit u shkatërrua si rezultat i një sërë operacionesh të përbashkëta midis forcave policore në Austri, Gjermani dhe Maqedoninë e Veriut.

Shtipi është një qytet më rreth në pjesën lindore të Maqedonisë së Veriut, përgjatë një koridori
transporti që kalon nga Velesi në Koçani, dhe deri në Bullgari. Ashtu si Velesi, kjo krahinë është në gjendje të keqe ekonomike, me nivele të larta papunësie,100 depresioni, vetëvrasjesh, dhe largimi në emigracion. Shtipi ndodhet pranë një korridori ku zhvillohen aktivitete kriminale të shumëllojshme, shumica e të cilave kontrollohen nga maqedonas etnikë. Thuhet se aktivitetet e paligjshme përfshijnë trafikimin e drogës, kontrabandën e cigareve, si dhe vendosjen e gjobave dhe zhvatjen e bizneseve duke përdorur kompanitë e policive private të angazhuara “në mbrojtjen e klientëve.”

Koçani është një qytezë në pjesën lindore të Maqedonisë së Veriut, pranë kufirit me Bullgarinë. Ashtu si Velesi dhe Shtipi, Koçani vuan nga nivele të larta emigracioni (veçanërisht drejt Italisë dhe Gjermanisë)
dhe papunësie, por përfton nga pozicioni gjeografik që ka, pranë një prej korridoreve kryesore të heroinës. Thuhet
gjithashtu se Koçani është një zonë problematike për kontrabandën e cigareve dhe kanabisit. Mendohet se grupe kriminale nga Koçani janë të lidhura ngushtë me disa grupe kriminale bullgare. Raportohet se disa vite më parë grupet kriminale në këtë zonë ushtronin veprimtaritë e tyre pa asnjë lloj pengese, aq sa krerët e krimit kishin krijuar një ‘agjenci sigurimi’ që vendoste një ‘tarifë sigurimi’ për të gjitha dyqanet në qytet, që shkonte nga 30 deri në 50 euro në muaj. Atyre që refuzonin të paguanin u digjeshin makinat apo u shkatërroheshin dyqanet.102 Problemet nga ky aktivitet kriminal u reduktuan falë një operacioni të madh policor me emrin Detonator, në prill 2012.

Pika e kalimit kuftar në Jazhince / Glloboçicë pranë Tetovës, në Maqedoninë e Veriut, konsiderohet një zonë problematike për trafkimin e mallrave të ndryshme kontrabandë. Mendohet se personeli dhe puna në këtë pikë të kalimit të kufirit kontrollohet nga zyrtarë partiakë lokalë. Kjo është një praktikë pune shumëvjeçare, sipas të cilës kontrolli i një pike të kalimit kufitar i kalohet në mënyrë të heshtur një aleati politik, në këmbim të mbështetjes për partinë në pushtet. Një ish-oficer police shpjegon: “Pas mesnatës, rreth orës 3 të mëngjesit, policëve dhe doganierëve u jepej shpesh urdhër nga shefat e tyre që të fiknin të gjitha kamerat, dhe të bënin sikur nuk shikonin gjë për nja gjysmë ore. Për këtë, natyrisht, që shpërbleheshin mirë. Kamioni që kalonte kufirin në atë orë i përkiste një grupi kriminal që i ndante fitmet me zyrtarë të lartë të partisë në pushtet në Shqipëri.”33 Jo shumë larg nga kjo pikë zyrtare e kalimit kuftar ka edhe një shteg kalimi të paligjshëm të kufriti, që përdoret nga grupet kriminale që trafikojnë mallra më kamionë, traktorë dhe kuaj.” shkruhet në raport.

Trekëndëshi i krizave: Serbia e jugut, Kosova dhe Maqedonia e Veriut
Trekëndëshi i krizave: Serbia e jugut, Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Trekëndëshi i krizave: Serbia e jugut, Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Mallrat kryesore kontrabandë nëpër këtë rajon besohet se janë bagëti, mallra ushqimore, flori, cigare, dhe droga. Trafiku i drogës duket se përqendrohet kryesisht tek kanabisi nga Shqipëria, që kalon nëpër Kosovë apo Maqedoninë e Veriut, dhe më pas drejt luginës së Preshevës, për në Serbi, Bullgari dhe Greqi; heroinë nga Turqia nëpërmjet Bullgarisë; dhe kokainë nga Serbia.
Mendohet se në këtë zonë përpunohet dhe paketohet edhe heroina. Një nga destinacionet kryesore duket se është Zvicra. Për shembull, në dhjetor 2017, 110 kilogramë heroinë u konfiskuan në një autobus që nisej nga Lugina e Preshevës për në Zvicër. Në tetor 2018, policia shqiptare bastisi një laborator heroine në zonën malore të Hasit (pranë Kukësit), dhe gjeti morfinë dhe materiale për përpunimin e drogës, që vinin nga Turqia nëpërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Po kështu, ka të dhëna që sugjerojnë se në këtë rajon prodhohen edhe droga sintetike. Në dhjetor 2017, u zbulua një laborator i fshehtë në një fshat pranë Tetovës, dhe u konfiskuan 300 kilogramë pilula amfetamine – sasia më e madhe e drogave sintetike të kapura ndonjëherë në Evropën juglindore. Milan Zarubica – që u quajt nga ministria e punëve të brendshme të Serbisë si “prodhuesi më i madh i drogave sintetike” në rajon –u arrestua në Serbi, pas një operacioni të përbashkët me policinë e Maqedonisë së Veriut.

Ky rajon është gjithashtu një zonë problematike për trafikimin e qenieve njerëzore. Që nga viti 2014, kufiri verior i Maqedonisë së Veriut – veçanërisht fshatrat Vaksince dhe Lojan – janë kthyer në një korridor famëkeq për trafikimin e emigrantëve. Emigrantët tregojnë se janë shfrytëzuar dhe keqtrajtuar nga banorët vendas kur shkonin të luteshin për ushqim dhe strehim. Ka edhe pretendime se emigrantëve u janë shitur pasaporta të Maqedonisë së Veriut (megjithëse nuk është e qartë se kush ia ka shitur).

Rajoni i Kumanovës ka patur probleme në thithjen e investimeve, dhe thuhet se merr shumë pak mbështetje edhe nga shteti. Kontrolli i kufirit në këtë rajon është i dobët, madje edhe pikat zyrtare të kalimit kufitar nuk janë të sigurta, si pasojë e zyrtarëve të korruptuar që kanë lidhje me partitë politike (shiko më lart përshkrimin e pikës së kalimit kuftar Jazhince/Glloboçicë). Një studiues i situatës në terren tha për GI se punonjësit e ndershëm në pikat kufitare kanë frikë se mund të ndëshkohen – madje edhe të hiqen nga puna – në vend që të shpërblehen për marrje iniciative në punën e tyre. Po kështu, thuhet se edhe bashkëpunimi midis forcave policore të këtyre tre shteteve është i dobët.
Në ato zona ku kontrabandistët vlerësojnë se ka rrezik të zbulohen, ata thjesht kalojnë kufirin nga mali. Për shembull, disa burime thanë për GI se kontrabanda zhvillohet rëndom duke kaluar kufirin jeshil midis Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, pranë pikës së kalimit kuftar Tabanovce / Preshevë, që ndodhet pranë fshatit Lojan.
Thuhet se në ditët e sotme ka një numër grupesh kriminale (rreth tetë grupe kryesore) që kryejnë aktivitet kriminal në rajonin e Tetovës. Këto grupe janë të ndërlidhura fort me komunitetet e zonës, dhe shumë nga pjesëtarët e tyre kanë hapur bare dhe restorante, dhe disa prej tyre kanë lidhje edhe me rrjete kriminale jashtë shtetit. Një nga këto grupe duket se ka lidhje të forta me një grup shqiptarësh të Maqedonisë së Veriut që ushtron aktivitetin në Sllovaki, që ka lidhje të ngushta me rrjete të tjera kriminale. Një nga krerët kryesorë të trafikut të drogës në Maqedoninë e Veriut, Bajrush Sejdiu, është nga Kumanova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button