Më 28 Nëntor Prishtina e Tirana lidhen me autostradë

Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve rreth kostos së punëve të kryera në magjistralen “Ibrahim Rugova”,  ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, pa  dhënë detaje për koston, deklaroi sot në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës se punimet në segmentin e pestë të autostradës po shkojnë sipas dinamikës dhe sipas planit të paraparë.

Ai ka shtuar se segmenti Morinë-Gjurgjicë përurohet më 27 nëntor.

Më 28 Nëntor shtetasit e Kosovës mund të udhëtojnë nga Prishtina drejt Shqipërisë, ose ata të Shqipërisë drejt Kosovës, nëpër autostradë, për të festuar kështu edhe një shekull të pavarësisë së Shqipërisë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button