Franco Frattini, kreu i ardhshëm i NATO-s?

Ish-ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini është kandidat për postin e sekretarit të radhës të përgjithshëm të NATO-s, ka konfirmuar shefi i diplomacisë italiane. 

“Frattini i ka të gjitha vetitë që të jetë sekretar i radhës i Aleancës… në vitet që, siç priten, do të jenë të rënda dhe përplot sfida”, ka vlerësuar Julio Terzi. Kandidatura e Frattinit do të paraqitet publikisht të mërkurën gjatë takimit të ambasadorëve të NATO-s në Bruksel. 

Frattini aktualisht është i vetmi kandidat për të zëvendësuar danezin Anders Fogh Rassmusen, derisa në Këshillin e NATO-s askush s’kishte asgjë kundër kandidaturës së tij, shkruajnë mediat italiane. 

Në qoftë se Frattini ia del të marrë këtë post, ai do të ishte italiani i parë në krye të NATO-s pas plot 41 vjetësh. Mandati i Rassmusenit skadon më 31 korrik 2013, ndonëse pohohet se danezi ka kërkuar zgjatje të mandatit edhe për një vit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button