Haradinaj: Ata që mohojnë krimet e luftës nuk kanë vend në institucionet e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke komentuar fotografinë e publikuar gjatë ditës sotme ku shihet një grua duke u dhunuar nga paramilitarët serb është shprehur se institucionet e Kosovës gjithmonë do të qëndrojnë pranë viktimave të dhunës seksuale, transmeton Koha.net. 

Shefi i ekzekutivit tha se për gjithë ata që i mohojnë krimet e luftës dhe që janë të përfshirë në to nuk kanë vend në institucione.

Këto komente Haradinaj i bëri gjatë vizitës që ka bërë në Policinë e Kosovës. Me këtë rast, ai u shpreh se janë të përkushtuar për të përkrahur Policinë në fuqizimin ligjor për të qenë në nivel.

“Kosova është vend specifik, institucionet e rendit janë në proces, është një kohë e tranzicionit. Ne kemi interes që të përkrahim Policinë, kemi ardh me pa si të vazhdohet më tutje që institucionet e sigurisë me qenë në nivel”, tha Haradinaj.

Kurse për dialogun me Serbinë, Haradinaj tha se nuk duhet të vendosen kushte nga ana e tyre.

Ndërkaq, Drejtori i Policisë, Rashit Qalaj u shpreh se janë të kënaqur me përkrahjen e Qeverisë dhe se do të shtojnë gjitha masat që të jenë në nivelin e duhur. Pjesë e këtij takimi ishin dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa dhe ai i Financave, Bedri Hamza.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button