Qeveria merr vendimin: Në shkolla do të mund të regjistrohen vetëm fëmijë të cilët janë vaksinuar

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 135-të miratoi vendimin që në shkollë do të mund të regjistrohen vetëm fëmijët të cilët janë vaksinuar dhe për këtë ata duhet të kenë dokument apo vërtetim adekuat.

“Në të gjitha shkollat do të pranohen aplikimet për regjistrim në shkolla edhe të atyre fëmijëve të cilët nuk janë vaksinuar, por të mos bëhet regjistrim i të tyre derisa nuk dorëzohet dokument/vërtetim adekuat për vaksinim”, informoi Ministria e Shëndetësisë (MSH).

Sipas të dhënave të tyre, numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar të moshës deri 14 vjeçarë me MRP vaksinë nga fillimi i epidemisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 24.023. Në Shkup, numri i fëmijëve të vaksinuar është 13.684.

“Vetëm me shkallë të vaksinimit prej mbi 95 për qind, do të sigurojmë imunitet kolektiv dhe do të pamundësohet përhapja e virusit mes popullatës”, kumtojnë nga MSH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button