Mançevski: Do ta ulim tatimin e të ardhurave për Teknologjinë e informacionit dhe komunikimit

Do ta ulim tatimin e të ardhurave për Teknologjinë e informacionit dhe komunikimit (TIK) për disa aktivitete në tre për qind dhe shpresojmë se një numër i madh i kompanive vendore dhe të huaja do t’i rrisin kapacitetet e tyre, do të hapin vende të reja të punës me paga më dinjitoze siç ofrojnë IT kompanitë, ka deklaruar sot ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski.

Në panel diskutimin e sotëm “Digjitalizimi 2019 në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, Mançevski tha se bashkëpunimi me sektorin privat është me rëndësi për zbatimin e digjitalizimit në institucione, që është shtyllë e reformave në administratë.

Sipas Mançevskit, baza që të rritet konsiderueshëm numri i shërbimeve elektronike nga institucionet deri te qytetarët është regjistri i popullatës, instalimi i së cilës duhet të përfundojë për dy javë dhe pas periudhës së testimit të lëshohet në përdorim.

“Jemi në fazën finale të instalimit të regjistrit elektronik të popullsisë pas së cilës menjëherë duhet ta lëshojmë në përdorim edhe portalin e ri të shërbimeve elektronike. Por, zhvillimi i shërbimeve të reja nuk mund të zhvillohet pa mbështetjen e sektorit privat. Prandaj na nevojitet bashkëpunim me Odat ekonomike dhe kompanitë private që japin mbështetje për zgjidhjet e reja të IT-së dhe institucioneve të sistemit. Nevojitet punë e përbashkët. Digjitalizimi është përpjekje e përbashkët dhe ajo nuk mund të ndodhë pa u përfshirë të gjithë”, tha Mançevski.

Sipas Moreno Rodman, menaxher i përgjithshëm i “Datalab” teknologjisë, më së paku 40 për qind e bizneseve do të zhduken në 10 vitet e ardhshme nëse nuk mendojnë se si do ta adaptojnë gjithë kompaninë që të kënaqin teknologjitë e reja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button