Shtrëngim duarsh Thaçi-Nikoliç në New York

Ndërsa presioni mbi Beogradin dhe Prishtinën në ditët e fundit është rritur për një rifillim të bisedimeve mes dy vendeve, mediat kosovare shkojë edhe më tej. Sipas tyre burime të afërta me kabinetin e kryeministrit Thaçi kanë thënë se se një shtrëngim duarsh mund të ndodhë në New York midis kreut të qeverisë kosovare Hashim Thaçi dhe presidentit serb Timosllav Nikoliç.

Sipas këtyre burimeve, ky shtrëngim duarsh mund të ndodhë vetëm nëse sigurohen se për këtë takim insistojnë më shumë amerikanët.

Autoritetet ndërkombëtare, sidomos zyrtare të lartë në Bruksel po merren aktivisht me përgatitjen e këtij takimi të shkurtër për të dërguar mesazhin e qartë se takimet dhe bisedimet mes palëve janë e vetmja mënyrë për zgjidhjen e problemeve të hapura ndërmjet dy vendeve.

Ndërkohë, edhe presidentja kosovare Atifete Jahjaga ka thënë se është e gatshme të takohet me homologun e saj serb për të zgjidhur problemet ndërmjet dy shteteve.

Në javën e ardhshme presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe kryeministri kosovar Hashim Thaçi, do të marrin pjesë në sesisionin e Kombeve të Bashkuara, ku pjesëmarrës do të jenë edhe krerët më të lartë të Serbisë. 

  

Lajme të ngjashme

Back to top button