E gjithë bota mund të lëvizë me fuqinë e erës

Sipas rezultateve të hulumtimit më të ri forca e erës në tokë është aq e madhe sa që mund të lëvizë tërë botën. Megjithatë, shkencëtarët kanë marrë parasysh vetëm fiziken, dhe jo edhe financat.

Një pjesë e ekspertëve besojnë që vendosja e turbinave të nevojshme të erës për furnizimin e të gjithë banorëve do të ishte shumë e shtrenjtë. Hulumtimet i kanë kryer dy ekipe shkencore amerikane. Sipas vlerësimeve të tyre, teknologjia momentale e turbinave të erës mund të prodhojë qindra trilionë vat forcë. Kjo është rreth dhjetë herë më shumë se shpenzimi i tanishëm i përgjithshëm botëror.
Turbinat e erës nuk lirojnë gazra të dëmshme siç bëjnë djegia e qymyrit, naftës ose gazit natyror. Pyetjet kryesore në të cilat shkencëtarët kanë provuar të japin përgjigje gjatë hulumtimeve të mëhershme kanë qenë të lidhura me kufizimet fizike të furnizimit të botës me energjinë elektrike nga turbinat e erës. Hulumtimet e reja, të cilat janë bërë në mënyrë të pavarur kanë treguar që kufizimet potenciale të energjisë së erës nuk do të ishin problem. Problemi i vetëm do të ishte paraja.

“Çështja është vetëm për ekonominë dhe inxhinierinë dhe jo disponueshmërinë fondamentale të resurseve”, ka thënë Ken Caldeira, shkencëtar nga Instituti për shkencë Carnegie. Sipas fjalëve të tij, sikur për çdo turbinë ekzistuese të erës do të ndërtoheshin edhe njëqind turbina të erës, kjo do të ishte e mjaftueshme për t’u mbuluar nevojat e popullatës së përgjithshme botërore.

Problemi më i madh i cili parandalon ndërtimin e numrit më të madh të turbinave të erës është çmimi i tyre, si edhe çmimi i ulët i lëndëve djegëse fosile dhe gazit natyror.

Lajme të ngjashme

Back to top button