PDSH, deri në tetor gati emri i kandidatit për kryetar të komunës së Strugës

PDSH, deri në javën e parë të muajit tetor ,do të ketë gati emrin e kandidatit potencial për kryetar të Komunës së Strugës, për zgjedhjet e ardhshme lokale .Sic konfirmojnë burime të besueshme nga kjo parti, nominimi i kandidatit do të rezultoj pas konsumimit të një votimi transparent dhe demokratik nga Kuvendi degës të PDSH-së në Strugë,që  pritet të konvokohet së shpejt.Kjo praktik theksojnë këto burime  u ndoq edhe në Gostivar, gjatë nominimit të kandidatit  të PDSH-së për këtë qytet.

PDSH, nominimin e kandidatëve për kryetar komunash për herë të parë po e bënë gjashtë muaj përpara datës së zgjedhjeve lokale, ne mënyrë që pretedentët për tu bërë kryetar komune të kenë më shumë kohë për tu ekipuar dhe pregaditur për sfidën zgjedhore të fillimvitit të 2013. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button