Drejtorë të shkollave të dyshuar për shpërdorim të parave të dedikuara për transport të nxënësve

Kundër 14 personave nga Kumanova dhe nga Shkupi dhe katër firmave janë parashtruar kallëzime penale për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer më shumë vepra penale prej vitit 2011 deri 2017, transmeton Portalb.mk.

Ndër të dyshuarit ka edhe punonjës të Komunës Nagoriçani i Vjetër, drejtorë të tre shkollave fillore dhe firma private që akuzohen për “grup të strukturuar kriminal”, “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimeve zyrtare”, “shfrytëzim të dokumentit me përmbajtje të pavërtetë”, “keqpërdorim të procedurës për thirrje publike, ndarje të marrëveshjes për prokurim publik ose partneritet publik-privat”.

Me veprimet e këtilla ata e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit me shumë prej 39.815.609 denarë ose për më shumë se 600.000 euro – para të cilat i kanë fituar si bllok dotacione prej Ministrisë për arsim për transport të nxënësve.

Hetimi ka treguar se të denoncuarit kanë organizuar grup dhe e kanë shpërdorur procedurën për thirrje publike me nënshkrim të marrëveshjes për partnerit privat publik, kanë përpiluar marrëveshje të falsifikuara dhe në atë mënyrë u kanë mundësuar personave juridik t’i plotësojnë kushtet e parapara në dokumentacionin e tenderit.

Gjithashtu hetimi ka treguar se gjatë përdorimit të automjeteve për transport të nxënësve për dedikime tjera, i kanë injoruar marrëveshjet paraprakisht të nënshkruara për transport, kanë miratuar dhe kanë nënshkruar fatura për shërbime të kryera transportuese individualisht për çdo muaj me të dhëna të pasaktësuara pa relacione të paraqitura, pa numër të nxënësve me faturim të çmimeve shumë më të larta nga ato që kanë qenë marrëveshje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button