Rita Ora, ambasadore nderi e Kosovës?

Sensacioni i skenës së muzikës botërore, kosovarja Rita Ora, ka bërë bujë edhe në Kuvendin e Kosovës.

Ardhja e Ritës në Kosovë për të xhiruar videoklipin e këngës së saj “Shine your light” në shumë vende të kryeqytetit të Kosovës dhe buja ndërkombëtare e kësaj vizite ka bërë që deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, të flasë për këtë para kolegëve të saj gjatë seancës të së enjtes.

Anëtarja e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane në Kuvendin e Kosovës, u ka treguar kolegëve të saj se si Rita Ora me ardhjen e saj në Kosovë ka dëshmuar kujdesin ndaj popullit dhe shtetit të saj. Deliu-Kodra ka përmendur edhe bujën që kjo vizitë e Ritës ka bërë në mediat ndërkombëtare. Kësisoj, sipas deputetes, Rita Ora duhet të bëhet ambasadore nderi e Kosovës./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button